Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në sektorët që janë përgjegjësi e MZHE-së, me theks të veçantë në energjetikë, përkatësisht themelimin e tregut të përbashkët energjetik, për çka janë duke i përgatitur dokumentet e nevojshme, të cilat pritet të finalizohen në takimin e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në takim është potencuar se themelimi i tregut të përbashkët energjetik është me interes jetik për të dyja vendet, posaçërisht për shkak të nivelit të lartë të komplementaritetit që kanë të dyja sistemet.
Me qëllim të funksionalizimit të tij është i domosdoshëm aktivizimi i linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, e cila po bllokohet nga Serbia. Për këtë çështje, ministri Lluka kërkoi një angazhim dhe lobim më të madh nga Shqipëria që ky problem të tejkalohet sa më shpejtë.
Me këtë rast, Lluka ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin e përhershëm me Shqipërinë, e veçanërisht në fushën e energjisë.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...