Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka njoftuar se është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa.
Me anë të një postimi në Facebok, Mehmeti theksoi se themelimi i këtij institucioni, ka për qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues, përcjell Arbresh.info.
“Ju njoftoj se në Prishtinë është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF). Instituti ka qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues. Me eksperiencë të gjatë udhëheqëse në sektorë të rëndësishëm, së fundmi Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, do të drejtoj institutin që të kontribuojë për idetë ekonomike me qëllim zhvillimin ekonomik dhe prosperues të Kosovës. Kosova si shtet i ri ka nevojë për më shumë ide dhe plane konkrete, të cilat do të jenë një mundësi më e mirë për institucionet qoftë publike apo edhe private. Fushëveprimtaria e Institutit IHEF fokusohet në disa fusha si: Zhvillim ekonomik, social, avokim e lobim, integrime evropiane dhe komunikim”, ka shkruar Mehmeti./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...