Seanca e radhës do të jetë të premten ku në pikat e përfshira për miratim do të jenë zgjedhja e Avokatit të Popullit e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kështu bëri të ditur vetë e para e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, raporton portali arbresh.info.
“Ne do të kemi një seancë plenare të premten. Pastaj kemi disa pika të ndryshme për përzgjedhjen e bordeve dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Kjo është një pikë e rëndësishme . Në të njëjtën kohë kemi marrë një kërkesë nga Vv-ë që Kryeministri të vijë e të raportojë për 100 ditëshin e punës së tij në Kuvend. Proceduralisht në çdo seancë për çdo pikë që si ka marrë votat të vendoset përsëri në votim edhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe për vlerat e luftës do të hidhet në votim të premten”.
Këto komente Osmani i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...