Sot ora 11:30 në Prishtinë, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e protestës, arsyeja e thirrjes së kësaj proteste lidhur me “mungesën e interesimit nga ana e qeverisë, për gjendjen e rreth 1 mijë punëtorëve të kompanisë, të cilët janë të papunë që nga 8 tetori”.
Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt.
Kjo kompani ka premtuar se gjatë protestës do të respektohen rregullat ligjore për luftimin e pandemisë COVID-19.
Javë më parë, për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale, “Ferronikel” u detyra që ta ndërpresë punën përkohësisht./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...