12 mijë e 156 gjoba janë shqiptuar në Kosovë muajt janar-gusht, në bazë të Ligjit për Pandeminë COVID-19.
Jo të gjithë qytetarët që janë dënuar i kanë shlyer obligimet. Megjithatë, vlera e deritashme e gjobave që janë paguar shkon mbi 2 milionë e gjysmë euro.
Buxhetit të shtetit ka mundësi t’i shtohen edhe më shumë para, pasi në ditët e fundit janë shqiptuar gjoba me të madhe që kur edhe hynë në fuqi masat e reja për mbrojtjen nga varianti Delta i koronavirusit.
Vetëm në tri ditët e fundit janë shqiptuar 12 mijë e 481 gjoba sipas ligjit për pandeminë. Nëse këto llogariten në vlerën minimale prej 35 euro për gjobë, atëherë shifra totale arrin rreth 437 mijë euro.
Sipas qeverisë, këto masa janë vendosur me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.
Por këtë formë të ndëshkimit me para e kundërshton kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Po ashtu, kritika ka edhe Partia Socialdemokrate që tashmë e ka deponuar peticionin për faljen e gjobave të pandemisë.
Megjithatë, profesoresha e ekonomisë, Albulenë Kastrati, thotë se qytetarëve u bie më lirë të bartin maska, se sa të paguajnë gjoba të cilat janë të shtrenjta. E pagesat që alokohen në thesar të shtetit, sipas Kastratit duhet të shfrytëzohen për blerje të vaksinave.
Më së shumti gjoba janë shqiptuar për mosbartje të maskës, mase kjo mbrojtëse që ka vlerën më të vogël./klankosova/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...