Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sektori i sigurimeve zgjeroi aktivitetin e tij duke rritur asetet në 169.9 milionë, që përkon me një rritje vjetore prej 3.8 për qind.
Sipas BQK-së, kundrejt vitit paraprak, sektori i sigurimeve u karakterizua me përmirësim të theksuar të performancës, ku në qershor 2017 u realizua profit neto prej 2.0 milionë euro kundrejt humbjes së shënuar në vitin paraprak prej 11.5 milionë euro.
“Në performancën pozitive të sektorit të sigurimeve ka kontribuar rritja e dëmeve të paguara nga disa kompani të sigurimeve ‘jo-jetë’, që në mënyrë direkte kanë ndikuar në zvogëlimin e provizioneve teknike, duke rezultuar në zvogëlimin e shpenzimeve dhe rrjedhimisht në realizimin e profitit”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQK-së.
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...