Amvisëritë e kanë kthyer ngrohjen me rrymë shkaku i çmimit të lirë, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në seancën e sotme ku po diskutohet për propozimin e ZRrE-së për rritje të çmimit të rrymës, Kusar-Lila ka thënë se kjo ka ardhur shkaku i heqjes së bllok-tarifave, raporton arbresh.info.
“Në shumë amvisëri për shkak të heqjes së bllok-tarifave shumë nga to edhe pse kishin mundësi të ngroheshin përmes alternativave tjera e kthyen ngrohjen me rrymë për arsye të çmimit më të ulët. Kthimi i bllok tarifave është i paevitueshëm pasi ishte hequr në vitin 2017 bashkë me kthimin e shprehisë së kursimit dhe vetëdijësimit të konsumatorëve për kursimin e energjisë”, tha Kusari-Lila./arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private