Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kritikuar partitë politike sa i përket programit për ekonominë.
Rukiqi thotë se nuk dëgjuam për projekte zhvillimore, projekte për stabilitetin e furinizimit me energi elektrike e as program për rritjen e shkathtësive të fuqisë punëtore.
Ai shton se partitë po shkelin ligjin anti-covid në kohën kur proklamojnë sundimin e ligjit.
Postimi i tij i plotë:
Oferta e partive politike per ekonomine
1. Skemat sociale 1, 2, 3, 4, …..
2. Sektori publik, ndermarrjet publike, pagat e sektorit publik, vende pune ne sektorin publik, …
Ne nderkohe nuk lexuam e as nuk degjuam per:
– Asnje projekt zhvillimor
– Asnje projekt qe siguron stabilitetin e furnizimit me energji elektrike
– Asnje program konkret, per rritjen e shkathtesive te fuqise punetore
Te mos harrojme qe ne kohen kur partite politike e proklamonin vullnetin e tyre per te garantuar sundimin e ligjit, te njejtat, ne menyre simultane, e shkelnin njerin nder ligjet me te rendesishme te kohes, pra Ligjin per Parandalimin dhe Menaxhimin e Pandemise Covid-19.
/arbresh.info/
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi