Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në krye me Jacques Miniane ka përfunduar vizitën në Kosovë, ku me këtë rast ka mbajtur një konferencë të përbashkët me ministrin e financave Bedri Hamza, raporton arbresh.info
Në këtë konferencë Miniane ka folur edhe për rritjen e pagave në sektorin publik, ku ka thënë se duhet të bëhet në mënyrë graduale.
“Buxheti ende do të diskutohet, por ne kemi besim që shpenzimeve do të përmbahen. Ju e dini si ka qenë historia e pagave në Kosovë në shpërputhje sepse nuk është në rregull. Ideja është që pagat të rriten gradualisht. Mua më vjen mirë që ishim dakord me ministrin dhe jemi të bindur që pagat të jenë në përputhje me këta parametra”, është shprehur ai.
Ndërkohë ministri i Financave Bedri Hamza ka bërë të ditur që buxheti i Republikës së Kosovës do të jetë mbi dy miliardë euro./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave