Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova me tarifat e reja të energjisë elektrike, barazohet me Italinë dhe e tejkalon Francën.
“Me tarifën e re, 21-22 cent, Kosova shkon krahas me Italinë. E lë prapa Francën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Bullgarinë e vendet tjera”, deklaroi Gashi.
Në seancën plenare ku po diskutohet për rritje të çmimit të energjisë elektrike, Gashi tha se me tarifat e reja të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, çmimi i rrymës rritet rreth 300%, raporton arbresh.info
“Sot qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike rreth 300%. Pra, para një viti, kryeministri i sotëm e projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror. I ishte krijuar përshtypja për vete që bota ishte në pritje të tij, e tani kur ka kaluar një vit, as s’u shndrërrua në politikan botëror, por u shndërrua në një politikan i cili prodhon përditë probleme për vendin”, ka shtuar Gashi./arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private