Ky vit do të sjell disa ndryshime në pagën minimale dhe në bizneset e vogla. Të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim gjatë 2021. Ky vendim nis të aplikohet që prej 1 janarit të vitit 2021 dhe do të zbatohet deri në vitin 2029. Aktualisht bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.
Një tjetër ndryshim është edhe rritja e pragut të TVSH-së nga 2 milion në 10 milion. Por për eksperët një masë e tillë nuk është e duhura pasi do të ndikojë në të ardhurat në buxhet.
“Këto janë ndryshime që e ndihmojnë administratën që të jetë më efiçente. Por nga ana tjetër rreziqet për mosrealizimin e të ardhurave do të jenë shumë të shtuara. Relaksinimi i andimistrimit tatimor, bashkë me përjashtime të mëdha fiskale, të gjitha këto rrisin pasigurinë”, shprehet Selami Xhepa.
Një tjetër ndryshim fiskal është rritja e pagës minimale e cila nga 26 mijë lekë bëhet 30 mijë lekë.Por sipas Azmi AStringës ky është një veprim që synon vetëm të mbledhë më shumë të ardhura në buxhet dhe I rëndon të vetëpunësuarëve.
“Këta të vetëpunësuar që kanë qenë në vështirësi financiare, po u rritet barra nga rritja e pagës mininale”, thotë ai.
Po ashtu viti 2021 nis me një risi edhe për mënyrën e faturimit të bizneseve në vend. Transaksionet e para që do të realizohen në mënyrë elektronike do të jenë faturat që do të lëshohen për Entet Shtetërore nga bizneset.

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar