Afër 30 milionë euro qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar në shitoret online në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa vetëm 10.1 milionë euro në muajin mars.
Analiza e Asociacionit për e-tregti tregon se gjatë tre muajve të parë të vitit 2020, qytetarët e Maqedonisë me kartela vendore kanë shpenzuar gjithsej 28.9 milionë euro online, që paraqet rritje prej 17.9 milionë euro, sa i përket periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pandemia COVID-19 ndikoi në ndryshimin e shprehive të blerësve vendor. Ndikim në këtë gjithsesi ka pasur edhe mbyllja e kufijve dhe kompleksiteti që u paraqit në vonimin e dërgesave të prodhimeve të blerë nga jashtë, si dhe frika nga infektimi me virusin”, thuhet në analizë.
Nga Asociacioni thonë se të dhënat për rritjen e numrit dhe vlerës së transaksionit tregojnë se qytetarët gjithnjë e më shumë ju besojnë e-shitoreve, sidomos atyre vendore.
Ata shtojnë se vetëdija për e-tregtinë ka ndryshuar, ndërsa “bum” i vërtetë ka ndodhur në muajin mars.
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private