Qeveria e Kosovës sot pasdite do të mbajë mbledhje.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info
Kurti ka deklaruar se në këtë mbledhje do të miratohet buxheti për vitin 2022, i cili do të jetë 9% më i lartë se i vitit 2021.
“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm, por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, tha ai.
Kujtojmë se, buxheti i rishikuar për vitin 2021 ishte rreth 2.5 miliardë euro, ndërsa të hyrat 2 miliardë e 43 milionë euro. Ky njëherit ishte edhe buxheti më i madh që ka pasur Kosova deri më tani, përkundër problemeve gjatë këtyre dy viteve si pasojë e pandemisë Covid-19. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti: Buxheti për fermerët do të rritet me 11 milionë shtesë në vitin e ardhshëm
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...