Qeveria e Kosovës ka vendosur masën tregtare prej 100 për qind për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, që nuk i dedikohen Kosovës si “Republikë e Kosovës”, me përjashtim të brendeve ndërkombëtare të listuara.
“Ky vendim hynë në fuqi menjëherë, dhe obligohen institucionet relevante që ta zbatojnë,” deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë, raporton arbresh.info.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, parashtroi kërkesën para kabinetit qeveritar, që mori mbështetjen e të gjithë përfaqësuesve.
Ditë më parë Qeveria vendosin masën tregtare prej 10 për qind për këto produkte. Ky vendim pasoi kërcënimet e Serbisë se nuk do të vazhdojë negociatat me Kosovën për normalizim të marrëdhënieve, të ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian./arbresh.info/
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...