Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot kërkesën për huamarrje prej 10 milionë euro për Ndërmarrjen Publike “Telekomi i Kosovës Sh.A.”, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se Telekomi ka hyrë në një fazë konsolidimi dhe për dy vjetët e fundit është në trend rritës, megjithatë ende përballet me probleme të trashëguara nga, siç u shpreh ai, “e kaluara e errët e abuzimit”.
Ai shtoi se të hyrat janë përmirësuar ndjeshëm, duke arritur në rreth 7 milionë euro në dy vitet e fundit, çka tregon për një kthesë pozitive në performancën e ndërmarrjes.
“Telekomi kishte vështirësi të shumta financiare kur e morëm, por edhe organizative, për shkak të shumë viteve abuzim gjatë qeverisjeve të kaluara. Me bordin, menaxhmentin e duhur dhe përkushtimin e qeverisë, ndërmarrja ka nisur të këndellet duke zvogëluar shpenzimet operative dhe reduktim të stafit. Kjo ka rezultuar në rritje për investimet e reja. Trendi i të hyrave është kthyer në trend rritës. Në dy vjetët e fundit, kemi të hyra nga 7 milionë euro”, ka thënë ai./Arbresh.info
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...
Agjencia Kundër Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë dek...
Haxhiu: Mbikëqyrja parlamentare, kyçe për funksionimin e ins...
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...