Qeveria e Kosovës i është nënshtruar presionit të naftëtarëve në lidhje me pastrimin e rezervuarve.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për shfuqizimin e pjesshëm të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – Nr. 06/2019, për Kushtet Teknike për Import, Deponim, Shitje me Shumicë, Shitje me Pakicë të Karburanteve të Naftës dhe Pastrim të Rezervuarve.
“Sipas vendimit shfuqizohet neni 6 i Udhëzimit Administrativ. Në titullin e Udhëzimit Administrativ gjithashtu fshihet fjala “dhe Pastrim të Rezervuarëve”, thuhet në vendimin e sotëm.
Rregullorja e re për pastrimin e rezervuarve çdo tre vjet është parë si barrë shtesë për kompanitë, të cilat vazhdimisht kanë bërë presion në Ministrinë e Tregtisë për ndryshim të udhëzimit.
Sipas naftëtarëve pastrimi i rezervuarve nuk do të ketë shanse të bëhet çdo tre vjet. Ata kundërshtojnë edhe çmimin e kalibrimit, duke e cilësuar si shumë të lartë./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...