Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton se sot do të mbajë grevë paralajmëruese njëorëshe nga ora 10:00, duke i ndërprerë shërbimet për tatimpaguesit në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se arsyeja e kësaj greve vjen si rezultat i mos realizimit të kërkesave për krijimin e kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së nga “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”, kompensimet tjera të shpenzimeve sipas kërkesave paraprake dhe përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së.
“Nga takimi i fundit i kryesisë së SHSPATK-së, i mbajtur më 30.04.2021 me të gjithë përfaqësuesit e regjioneve, u vendos për grevë paralajmëruese, me këtë rast nëse nuk ndërmerret asgjë deri më 27 maj 2021, ftohen institucionet përgjegjëse të reflektojnë edhe t’i hapet rrugë dialogut, përndryshe jemi të detyruar të marrim masa radikale me greve të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme”, thekson Sindikata e Punëtorëve të ATK-së.
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...