Pas fishkëllimave e përplasjes më Policinë e Kosovës, protestuesit të cilët dolën sot kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë mbajtur fjalimin e tyre në shkallët e objektit të Qeverisë së Kosovës.
“Nuk patë nevojë për drama, por duhet me u mësu me këtë Qeveri. Edhe sot po mundohet me i shtyp të drejtat tona. Qeveria u bë garanc e KEDS-it. Qeveri e popullit, a e privatnikut? E këto pare Qeveria po thotë se i ka dhënë prej buxhetit, por buxheti o’ i jone. Po rritet çmimi i rrymës po rriten çmimet e produkteve të tjera, e gjepat tonë veç po varfërohen. Sot i kallxojmë Qeveris që asnjë cent ma shumë se keni prej neve. Vendimi është marr paushall. Secili prej nesh e din sa ka përfitu KEDS-i për gjithë këto vite. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim. E kemi ni kërkesë për Qeverinë, me fillu procesin për nacionalizimin e rrjetit energjetik”, tha Denis Krasniqi në emër të protestuesve.
Në protestë ishin të pranishëm pjesëtarë të shoqërisë civile, dhe dhjetëra qytetarë të tjerë./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”