Telekomit të Kosovës i janë zbritur pagat deri në 60 për qind.
Kështu bën të ditur Drejtor i Departamentit për Relacion me Publik, Menduh Abazi, shkruan portali arbresh.info
Sipas tij, paga e kryeshefit dhe zyrtarëve të lartë të koorporatës tashmë janë ulur për 60%, drejtorëve të njësive 30 %, menaxherëve dhe zyrtarëve të niveleve me më pak përgjegjësi 20 % dhe një pjesë të punonjësve me 10 %.
Ky është i plotë njoftimi i tij:
Telekomi i Kosovës tashmë ka zbritur pagat deri në 60 %
Telekomi i Kosovës deri në vitin 2012 ka funksionuar i bashkuar si një kompani e vetme me Postën e Kosovës, ndërsa prej atëherë janë dy etnitete të ndara dhe nuk ka asgjë të përbashkët në kuptim e brendshëm organizativ.
Në opininion shumë shpesh po ju referohet Telekomit të Kosovës si Posta e Kosovës dhe publiku po keqinformohet për veprimet e njërës apo palës tjetër.
Rasti i fundit ka të bëjë me rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë të Postës së Kosovës, pra jo të Telekomit.
Telekomi i Kosovës tashmë ka ulur pagat në mënyrë drastike për punonjësit e saj deri në masën prej 60%.
Pra paga e kryeshefit dhe zyrtarëve të lartë të koorporatës tashmë janë ulur për 60%, drejtorëve të njësive 30 %, menaxharëve dhe zyrtarëve të niveleve me më pak përgjegjësi 20 % dhe një pjesë të punonjëseve me 10 %.
Si kompani duke u bazuar edhe në gjendjen aktuale kemi ulur shumë shpenzimet për paga duke respektuar kështu edhe kërkesatë e aksionarit në rastin konkret qeverisë së vendit.
Bordi, menaxhmenti ekzekutiv dhe gjithë punonjësit edhe në këtë kohë pandemia ku prezenca jonë në punë është e kufizuar jemi duke u angazhuar maksimalisht në ofrimin e shërbimeve kualitative për konsumatorët tonë dhe kështu edhe ta rrisim performancës tonë financiare./arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro