Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka deklaruar se buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind, dhe se sipas tij, vlerësimin për punën e tij e japin bujqit dhe fermerët.
Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, ministri Peci ka bërë të ditur se buxheti për këtë bujqësi do të jetë mbi 84 milionë euro.
Ai ka thënë se aktualisht buxheti për vitin 2024 është një rritje prej 45 për qind.
“Unë jam njëri nga ministrat në të cilën vlerësimin ma të mirë e bëjnë fermerët në baza ditore dhe se periudha e kësaj qeverie në sektorin e Bujqësisë do të ndihet si periudha kur Qeveria e ka vendosur meritokracinë”, tha Peci./rtk
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...