Memli Kransiqi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njoftoi se nga nesër nisin betejë ligjore ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe ZRrE-së për vendimin për të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë – ku ka vetëm monopol, KESCO-ja, me çmime deri në trefish të energjisë elektrike për 1 mijë e 300 biznese që punësojnë 143 mijë persona.
“PDK do të fillojë nesër betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administreatës në ZRRE, pastaj betejën ligjore deri në anulim Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës. Deri në këtë moment ka pasur konsultime, reagime, kemi prit që qeveria do të veprojë së paku brenda kompetencave të veta për ta lehtësuar.”, u shpreh Krasniqi.
“Qeveria është absolusitht e përfshirë në këtë vendim, e pat në deklarimin e Kurtit. Nesër e bëjmë kundërshtrimin dhe pastaj veprimet e tjera. Nga ky pozicion nuk do të tërhiqemi.”, shtoi ai.
“Kjo është e tmerrshme, tentim i organizum për mi shkatrru bizneset kryesore të Kosovës dhe mi demtu punëtorët e tyre. 143 mijë sipas shifrave.”, tha mes të tjerash kreu i PDK-së pas dështimit të seancës konstituive./Arbresh.info/
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri