Mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike në lexim të parë nga Kuvendi I Kosovës, ka bërë që të reagoj Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i OEK, Berat Rukiqi në një konferencë për media ka kërkuar që ky ligj të miratohet sepse sipas tij përmes këtij ligji mund të rritet efikasiteti i Pakos Emergjente, raporton arbresh.info.
“Të njëjtën rëndësi si ligji për pandeminë e ka edhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike. Ky ligj është I domosdoshëm të votohet në tërësinë e vet për me rrit efikasitetin e ligjin për pandeminë”.
“Problemi kryesor i pakos emergjente qëndron te efikasiteti pra vendosja e parave në treg tek qytetarët dhe bizneset”, tha ai.
Në këtë konferencë, Rukiqi foli edhe për rëndësinë e dhënies së 10 për qindëshit nga Trusti.
Ai tha se këto mjete janë të domosdoshme që të mirën në muajin shtator për shkak të nevojave të ndryshme të qytetarëve në këtë muaj.
“Mjetet e trustit duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve. Është diçka e domosdoshme”, tha ai./arbresh.info/
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita