Oda Ekonomike e Kosovës kërkon pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë

08:49 | 9 Maj 2025
E.K

Oda Ekonomike e Kosovës ka dërguar një kërkesë zyrtare në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar pezullimin e vendimit që parashikon daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025.

Në njoftimin e Odës Ekonomike thuhet se kërkesa bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të saj, si dhe në analizat që tregojnë se një masë e tillë do të kishte pasoja të rënda për sektorin privat dhe ekonominë e vendit në përgjithësi.

“Oda Ekonomike e Kosovës, me datë 08 maj 2025, i është drejtuar zyrtarisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë publike për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025. Kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në analizat që tregojnë se një hap i tillë në këtë periudhë do të kishte pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme