Mbi 270 mijë persona në Kosovë janë në angazhuar në bujqësi.
Në rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2019 të publikuar në Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se mbi 245 mijë janë anëtarë të familjes që punojnë në ekonominë bujqësore, shkruan arbresh.info.
Ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të punësuar të tjerë, jo familjarë.
Prej tyre 21,030 janë punëtorë sezonal, ndërsa 3,553 punëtorë të rregullt.

Gjithashtu në të njëjtën anketë thuhet se Kosova ka 420 141.05 hektarë sipërfaqe të shfrytëzuar të tokës bujqësore, duke përfshirë tokën e përbashkët.
Ndërsa pjesa më e madhe e tokës bujqësore të shfrytëzuar janë livadhe dhe kullosa.
“Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 141.05 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 51.9%; tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.8%; kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanët) me 3.0%; dhe kopshtet me 0.3%”, thuhet në njoftim.
E drithërat përbejnë pjesën më të madhe të tokës së punuar.
“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 364.69 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 124 198.96 ha (65.9%); bimë foragjere me 37 496.72 ha (19.9%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 958.80 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 836.68 ha (4.7%); patate 3 688.19 ha (2.0 %); bishtajore 2 997.00 ha (1.6%); bimë industriale 401.92 ha (0.2%); kultura të tjera 2 580.42 ha (1.4%) dhe tokë djerrinë 8 164.80 ha (4.3%)”, thuhet në tej në raportin e ASK-së.
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 31 899.99 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide ishte 19 050.93 ha./arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...