Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë edhe një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës.
Pas raportimeve të qytetarëve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë, shkruan KP, përcjell Albinfo.ch.
Pas vërtetimit të kësaj gjendje, ministri Shala ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar që të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketime të tilla, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.
Po ashtu ministri Shala ka kërkuar nga Dogana e Kosovës të mos lejohet hyrja e produkteve që përmbajnë etiketa me emërtime të tilla.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...