Qytetarët e Komunës së Prishtinës, të cilët janë të lidhur me ngrohtoren e kryeqytetit “Termokosi”, kanë mbetura pa ngrohje nga mesnata e së martë.
Krejt kjo për shkak të daljes nga funksioni të njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B” .
Të kontaktuar nga arbresh.info, zyrtarë të “Termokos”, kanë bërë të ditur se nuk dihet sakt kur do kthehet ngrohja, pasi lidhet direkt me problemin e Termocentralit “Kosova B”.
Në anën tjetër, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se ka dal nga funksioni Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” , si shkak i rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit, raporton Arbresh.info.
KEK-u ka njoftuar të mërkurën se procesi i sanimit të gypave të dëmtuar do të zgjasë deri në 48 orë, derisa tha se ka arritur të sigurojë rreth 5000 megavat energji elektrike nga burime të jashtme “që përfaqëson 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”.
“Korporata Energjetike ka njoftuar se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur rrjedhje ishte më 4 dhjetor të vitit të kaluar. Ndalja u tha se ishte e domosdoshme për të parandaluar pasoja më të mëdha. Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme. Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...