Gjatë vizitës së tij në Luksemburg, Ministri Hekuran Murati takoi homologen e tij, Ministren e Financave të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Yuriku Backes.
Fillimisht, Ministri Murati e uroi znj. Backes për marrjen e detyrës së Ministres së Financave, dhe e falënderoi atë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Luksemburgut në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit, Ministrat diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, ku Ministri Murati theksoi se pas normalizimit të situatës me pandeminë, objektiv kryesor i Ministrisë mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Për këtë, Ministri Murati, përmes Ministres Backes, ftoi edhe një herë bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku edhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit në Luksemburg.
Më tutje, theks i veçantë u vë edhe në diskutimin rreth Fondit Sovran, i cili synon të ndihmojë krijimin e një ekonomie të qëndrueshme të bazuar në barazi sociale. Marrë parasysh që Luksemburgu ka një përvojë mjaft të suksesesshme në këtë fushë, palët u pajtuan në ndarjen e praktikave më të mira lidhur me Fondin Sovran.
Së fundmi, të dy palët ishin të një qëndrimi që të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare./arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private