Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin ishte disa muaj më parë.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.
Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.
Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera.
Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg.
Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët.
Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve. /Arbresh.info/
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...