Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati , ka thënë se janë bërë shumë keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë saktësisht për 16 zona kadastrale, nga Qeveria Haradinaj.
“Tashmë është konstatuar se qeveria Haradinaj ka falsifikuar me shumën prej 12 milionë eurove, dhe që ka dyfishim të vlerës së paraparë”.
“Vërehet që ka keqpërdorime nga puna e kësaj autostrade. Bëhet fjalë për shumën prej 43 milionë eurove ku brenda saj ka dyshime që konstatojnë se ka falsifikim të 12 milionë eurove nga qeveria e Haradinajt. Çka del nga gjetjet është tek vlera e përgjithshme e pronave që janë miratuar nga vendimet e kësaj qeverie, ku vlera kap shifrën 43 milionë euro, pra përgjatë rrugës nga ai dokument vlerësues nga vendimi i qeverisë Haradinaj vlerat janë shtuar prej shumës 12 milionë euro”, tha Murati.

Tutje ministri tha se krejt kjo punë do pezullohet dhe do dërgohet në prokurori, duke kërkuar që përgjegjësit të dënohen.
“Ne do ta pezullojmë këtë proces, dhe do ta dërgojmë në prokurori që të mos dëmtohet buxheti dhe kërkojmë nga prokuroria që të dënoj përgjegjësit dhe ky vendim të anulohet e të rifilloj krejt ky projekt me shpronësimin e saj”.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...