Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, para disa ditësh ishte për vizitë në Kosovë ku mori pjesë në inaugurimin e parkut të erës në Shalën e Bajgorës.
Baerbock foli për bashkëpunimin mes vendeve të Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës ku tha se kriza mund të tejkalohet së bashku nga 27 vendet anëtare dhe vendet fqinje.
Ajo ka ftuar fton investitorët të ndihmojnë Kosovën në furnizim dhe siguri energjetike.
“Qëllimi ynë është dhe vazhdon të jetë që të bëheni kontinenti i parë neutral ndaj klimës. Me këtë duam që të sigurojmë sovranitet energjetik të Bashkimit Evropian. Dhe kjo mund të arrihet vetëm së bashku me 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe me vendet fqinje evropiane”.
“Për këtë arsye para disa ditësh isha në Kosovë dhe së bashku me ministren e Energjisë Artane Rizvanolli, të cilës i uroj mirëseardhje të përzemërt sot këtu, ishim në lartësi 1800 metra, në temperatura -12 gradë, në borë ku inauguruam parkun më të madh të erës në Kosovë”.
“Ky park i erës i furnizon me energji 100 mijë amvisëri dhe mbulon deri në 10 për qind të kërkesës së vendit tuaj për energji”.
Ndiqeni fjalimin e ministres së Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...