Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat për përfituesit e masës 3a(170) euro janë kryer sot.
Sot pas ekzekutimit me sukses të masës 15, Ministria e Financave ka kënaqësinë që t`ju njoftoj se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë, kanë thënë.
Nga ky numër, 3 mijë e 369 do të marrin pagesën e dyfishtë pasi që nuk e kanë përfituar në herën e parë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Ministria e Financave njofton për ekzekutimin e pagesave për përfituesit e masës 3a (170€)
Sot pas ekzekutimit me sukses të masës 15, Ministria e Financave ka kënaqësinë që t`ju njoftoj se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë.
Për masën 3a, mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër, në përputhje me listat të cilat pranohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përgjegjëse për zbatimin e masave.
Bazuar në dinamikën e paraparë të ekzekutimit të pagesave që kushtëzohen nga kapacitetet teknike por edhe zbatimi i udhëzimeve të MSH dhe IKSHPK, pagesat e pakos emergjente janë strukturuar dhe do të kryhen në dy ditët në vazhdim, për çka do të ju njoftojmë.
Ministria e Financave ju rikujton se është e nevojshme të zbatohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore, gjatë kryerjes se veprimeve bankare për tërheqjen e mjeteve./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...