Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka rifilluar ekzekutimin e pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020.
Duke marrë parasysh vonesat e shkaktuara në këto pagesa, ministri i MBPZhR-së, Faton Peci me marrjen e këtij mandati, ka kërkuar që të intensifikohet procedimi i të gjitha pagesave direkte për përfituesit e programeve nga viti i kaluar, shkruan arbresh.info.
Ministri Peci, ka theksuar se një ndër prioritetet në politikat e tij do të jetë dhënia e përkrahjes ndaj fermerëve përfitues në kohën e duhur.
Po ashtu, ministri ka premtuar se do të angazhohet që me shumë përkushtim të jetë afër fermerëve, me qëllim që veprimtaritë e tyre bujqësore të fuqizohen dhe zhvillohen përmes edhe mbështetjes së ministrisë.
Krahas kësaj, Peci premton se efikasiteti në punë dhe transparenca do të jenë ndër objektivat kryesore./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...