Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me Inspektoratin e Tregut inspektuan sot deponitë e derivateve të naftës.
Inspektimi u bë në deponinë e kompanisë “Shell Kosova”, nga ku edhe u morën mostrat për vlerësim të cilësisë së naftës.
Ministri Krasniqi u shpreh se ky inspektim po bëhet për të parë se çfarë cilësie e naftës iu ofrohet qytetarëve të Kosovës.
“Vazhdimisht jemi duke bërë vizita nëpër pompa dhe pika të derivateve dhe jemi të fokusuar që t’iu ofrojmë qytetarëve dhe konsumatorëve produkte cilësore në të gjitha fushat. Sot në këtë rast ne morëm mostra në depnoninë e derivateve “Shell Kosova” dhe të shohim se sa përkojnë me ato që deklaruan. Prandaj, për të siguruar cilësi për konsumatorët ne kemi nxjerrë edhe Udhëzime administrative që e rregullojnë këtë treg”, deklaroi ministri Krasniqi.
Ministei Vesel Krasniqi, në mëngjes ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve me të cilët ka biseduar lidhur me gjendjen e tregut të derivateve

E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...