Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës, për të diksutuar mbi linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës.
“Jemi tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë” ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai gjithashtu ka prezantuar një hartë se si do të dukej linja hekurudhore mes këtyre dy qyteteve.
Një muaj më parë, ministri Aliu kishte prezantuar projektin mbi ndërtimin e kësaj hekurudhe.
Për fazën e parë të këtij projekti, e që është studimi i fizibilitetit dhe projekti preliminar i dizajnit janë ndarë 1 milion euro nga buxheti i shtetit.
Marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës u nënshkrua nëntorin e kalur, në kuadër të mbledhjes së dytë mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë./arbresh.info/
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...