Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka prezantuar sot hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Rukiqi ka thënë se ky hulumtim paraqet pritjet e sektorit privat në raport më këtë marrëveshje.
“Në pyetjen se sa ka ndiku Serbia dhe propaganda ndaj Kosovës, janë 75 për qind të bizneseve të cilët thanë se ka pas ndikim negativ të imazhit tek prodhuesit kosovarë. 41% e ndërmarrjeve thonë se do të këtë ndikim në biznese marrëveshja Kosovë-Serbi. 66% e bizneseve mendojnë se do të ulet kostoja e transportit pas marrëveshjes. Si konkluzion, bizneset e vendit e mirëpresin një marrëveshje me Serbinë pasi besojnë se do të këtë rritje të eksportit dhe lehtësira në procedurat e tjera si dhe investime”, tha Rukiqi në një konferencë për media.
Sipas tij, vonesat e formimit të Qeverisë po dëmtojnë sektorin e bizneseve në Kosovë.
Ky hulumtim është zhvillu me një numër të madh të bizneseve. /arbresh.info/

Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...