Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, së fundi ka blerë lule.
E, vlera e tyre ka arritur në afër 7 mijë euro, raporton arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet se furnizimi me lule për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kushtuar saktësisht 6 mijë e 790,00, shkruan arbresh.info.

Këto para janë ndarë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.
Por, në të njëjtin njoftim nuk tregohet se për çfarë saktësisht do të shfrytëzohen këto lule.
Kompania fituese është D.P.T.” Lulishtja Labi”, ndërsa ka aplikuar edhe një tjetër operator ekonomik me çmim më të lartë, 9 447,20.
Aty thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet./arbresh.info/

Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё