Në këtë tremujor, numri i vizitorëve në hotele ishte 26 486, ku prej tyre 29.61% janë vizitorë vendorë dhe 70.39% janë vizitorë të jashtëm.
Kurse, numri i bujtjeve ishte 41 303, ku prej tyre: 26.09% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 73.91% janë të huajt.
Kështu ka bërë te ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremmujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.
ASK gjithashtu njofton se në tremujorin e katërt të vitit 2016, pjesë e anketës janë 121 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
“Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajoni i Prishtinës, i Pejës, i Gjakovës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.11%.”, thuhet në njoftim.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe ne netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 17 013 vizitorë dhe 25 543 netëqëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Pejë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...