Sot në Prishtinë do të organizohet edicioni i dytë i Forumit Ndërkombëtarë “Bashkimi i tregut në sektorin energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës, Roli i krijimit të shkëmbimit të përbashkët të energjisë në këtë proces”.
Ky edicion organizohet nga Konfindustria në bashkëpunim me IFC International Finance Corporation dhe me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë të Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë forum, përveç drejtuesve të Ministrive respektive, Valdrin Lluka dhe Damian Gjiknuri, do të jenë edhe përfaqësues të TKE-së, USAID dhe operatorët e energjisë.
Forumi do të përqendrohet në sfidat e themelimit të Shkëmbimit të Energjisë Elektrike në përputhje me zbatimin e politikes shqiptare të energjisë në perputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe integrimin ne tregun rajonal te energjise.
Modelet e shkembimit te energjise dhe integrimi i tregut te energjise elektrike midis Shqiperise dhe Kosoves do te diskutohen bazuar edhe ne praktikat me te mira nderkombetare.
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”