Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se projektet e bashkëfinancuara me Ministrisë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me anë të kësaj marrëveshje do të intensifikohen punimet në katër projekte, shkruan Arbresh.info.
“Sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e cila do të intensifikojë vazhdimin e punimeve në projektet:
– Zgjerimi i rrugës “Bajram Bahtiri” në katër korsi.
– Kycja e rrethit të Lakrishtës, duke e lidhur Unazën e qytetit me rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë – Mitrovicë dhe rrethrrotullimin e Lakrishtës.
– Ndërlidhja e rrugës Kolovicë – Sofali.
– Ndërtimi i urës në Veternik, që lidh lagjen e spitalit me Kalabrinë, duke kaluar përmes Veternikut.”, ka shkruar ai.
“Këto projekte do të lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe janë zotime të cilat veçse po përmbushen.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme