Vezët të cilat importohen në Kosovë jo çdoherë i nënshtrohen kontrolleve të cilësisë dhe vjetërisë së tyre. Sasia e vezëve të importuar gjatë dy muajve të këtij viti e kalon sasinë e importit total të vitit 2015. Nuk besoj që ka kontroll të detajuar, ashtu siç duhet të bëhet. Sepse për t’u kontrolluar në detajenevojitet së paku katër ditë për t’u bërë analizat dhe ato nuk bëhen asnjëherë.
Kështu thotë për KosovaPress, fermeri, Muzafer Maliqi, i cili ka shtuar se vetë fakti që neve na vije veza me çmim të ulët për shembull 1.29 cent (30 vezë) tregon që ajo nuk është e kualitetit të lartë sepse në vendet nga vjen, shitet 3 euro kompleti ( 30 vezë ).
Sipas tij, ato vinë nga frigoriferi. Sipas CEFTA-së, veza e importuar nuk guxon të jetë më e vjetër se 7 ditë. Serbia nuk lejon asnjë maunë me vezë të futet në territorin serb pa iu nënshtruar analizave të veve e kjo procedurë zgjatë deri në katër ditë. Kurse, AVUK-u është kanceri i Kosovës, thotë Maliqi i cili në vitin 2000, ka pas 60 mijë krerë pula, ndërsa sot është me 6 mijë krerë. Ka pasur 29 punëtorë e sot i ka vetëm 3 punëtorë.
Ai akuzon AVUK-un për neglizhencë, ndërsa AVUK-u thotë se bën kontrolle periodike dhe jo të rregullta.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney