Eurozona “ndoshta e ka kaluar” më të keqen e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, por rimëkëmbja do të jetë e pabarabartë.
Kështu ka deklaruar presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, përcjell Telegrafi.
Ndërsa frika e një valë të dytë ka tronditur investitorët dhe publikun e gjerë në të gjithë botën, Lagarde u bëri thirrje autoriteteve të përdorin “armëpushimin” e ofruar aktualisht nga virusi, për t’u përgatitur.
“Ne ndoshta kemi kaluar pikën më të ulët dhe them se me njëfarë drithërime, natyrisht mund të ketë një valë të dytë të rëndë”, tha ajo.
Lagarde paralajmëroi se rikuperimi do të ishte “i pabarabartë”, “i paplotë” dhe “transformues”, që do të thotë që disa kompani, në industri të tilla si ato të udhëtimeve ajrore dhe të argëtimit nuk do të rimëkëmben kurrë, ndërsa disa të tjera do të dalin më të forta.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...