Revista Global Finance kreu një studim në fillim të këtij viti që maste GDP-në (produktin e brendshëm bruto) të të gjithë vendeve të botës. Katari u rendit si më i pasuri – një vend që e ka zënë rregullisht gjatë viteve të fundit. Studimi më i fundit tregon se GDP për frymë është 129 726 dollarë.
Kjo shifër del nëpërmjet paritetit të fuqisë blerëse, që merr parasysh koston e jetesës dhe normën e inflacionit në një vend.
E vërtetë, Katari është shumë i vogël në krahasim me disa shtete të tjerë në vendet e sipërme të renditjes, gjë që e bën qasjen e matjes për frymë pak shtrembëruese. Por nuk ka asnjë dyshim se ekonomia e Katarit po lulëzon. Katari është vendi prodhues më i madh i gazit të lëngët natyror, dhe eksporton sasi shumë të madhe nafte brut. Kështu që, ka një vend të rëndësishëm në lojën e parasë.
Megjithatë, migrantët që nuk kanë marrë nënshtetësinë nuk llogariten si pjesë e popullsisë kur matet GDP, dhe popullsia e migrantëve është shumë e madhe.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...