Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti sot në takim drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshek, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal ekonomik, veçanërisht në fushën e transportit.
Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së vendit tonë për ta thelluar bashkëpunimin rajonal, me qëllim të intensifikimit të zhvillimit ekonomik, lehtësimit të zhvillimit të biznesit, sigurisë në rrugë dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, si kusht për progres të përgjithshëm të rajonit, në udhën e integrimeve evroperëndimore.
Ndërsa, Matej Zakonjshek tha se transporti dhe lidhjet rajonale janë faktorë shumë i rëndësishëm për rimëkëmbjen dhe përparimin e mëtejshëm të vendeve të kësaj pjese të Evropës Juglindore, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/

Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...