Telekomi i Kosovës për shkak të ngrirjes së llogarive nga përmbaruesit është buzë falimentimit.
Për këtë, kryeministri ka thirrur në takim urgjent u.d e shefit ekzekutiv Burbuqe Hanën si dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Telekomit, mëson portali arbresh.info.
Takimi do të mbahet me fillim nga ora 14:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Portali arbresh.info të mërkurën kishte raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës duke rrezikuar me falimentim pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi.
Ditë më parë Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.a, një ditë më pas është takuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi për të diskutuar për mundësitë e tejkalimit të situatës së rendë në të cilën ndodhet TK, si pasojë e këtij bllokimi nga përmbaruesi privat./arbresh.info/
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...