Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Shabani, kanë nënshkruar Memorandum, përmes së cilit në Zyrën e Kryeministrit do të hapet Zyra e Prodhuesve.
Sipas kryeministrit Haradinaj, kjo zyrë nuk do të ketë kosto buxhetore, por do të nxjerrë propozime që lidhen me përmirësimin e pozitës së prodhuesve.
“Qëllimi im dhe i Qeverisë time është që mos të ndalemi në gjetjen e instrumenteve në mënyrë që prodhuesit e vendit të jenë në një situatë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke e quajtur prodhimin si vijë të parë të frontit ekonomik, kryeministri Haradinaj ka falënderuar këtë klub që e ka bërë Qeverinë pjesë të këtij dialogu.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...