Sipas të dhënave zyrtare, rreth 25 mijë familje në Kosovë janë pjese e Skemës së Ndihmës Sociale. Ekspertët konsiderojnë se Kosova ka një strategjie të gabuar të skemave sociale.
Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër i Europës Juglindore ku 34 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme me të ardhura ditore nën 1.55 euro dhe 12 për qind jetojnë në varfëri ekstreme.
Këtë më së miri e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas të cilave rreth 25 mijë familje janë pjesë e skemës së ndihmës sociale.
Sipas drejtorit të Departamentit për çështje Sociale dhe Familjare, Mentor Morina, shumica e kërkesave për asistencë sociale janë nga komuna e Mitrovicës. Ai thotë se janë duke bërë përpjekje që kategorisë së dytë të skemës sociale t’i mundësohet punësimi
Se gjendja ekonomiko-sociale nuk është e mirë e thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike.
Sipas akteve ligjore dhe nënligjore për të realizuar të drejtën për ndihmë sociale të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, përjashtimisht edhe shtetas të huaj të cilët kanë leje qëndrimi.
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...