Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kabineti qeveritar ka dhënë sot miratimin për nismën e negocimit të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për zbatimin e projekteve infrastrukturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Aliu në një postim në Facebook ka shkruar se janë plotësisht të përkushtuar për zhvillim ekonomik, në një fqinjësi sa më të mirë dhe afrimin mes dy vendeve.
Sipas Aliut kjo nismë hap rrugët komunikuese, me theks të veçantë për rrugën Rozhajë – Pejë dhe rrugën Deçan – Plavë.
Ai ka thënë se këto projekte do t’i shtyjnë përpara dhe do t’i konkretizojnë në bashkëpunime dypalëshe./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës