Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar, 331 biznese kanë mbyllur operimin e tyre si pasojë e koronavirusit. Gjithashtu gjatë vitit të kaluar, 60 përqind e familjeve kanë thënë se kanë pasur më pak të hyra financiare.
Këto i ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se Komuna ka përpiluar Planin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Objektivi i parë është zbutja e ndikimit të pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike e determinuar nga aktivitete të shtrira në periudhën kohore 2020-2021, por që masat e ndërmarra në vitin 2021 do të përsëriten për pesë vitet e ardhshme”.
“Objektivi i dytë është i determinuar nga projekte dhe programe të pa afatizuara që e mundësojnë funksionimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe projekte, implementimi i të cilave e kalon komunën në nivelin e një komune me qëndrueshmëri ekonomike dhe të zhvilluar”, thuhet në prezantimin e publikuar.
Në Plan të Rimëkëmbjes, Tahiri ka potencuar se kanë planifikuar edhe lehtësim të qasjes në kredi për ndërmarrjet private.
“Rritja e punësimit, sipas zërave të masës. Rritja e prodhimit bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale. Mbështetjet e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike komunale. Mbështetja financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve tjera jo-formale”, thuhet në pikat e planit.
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...