Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se për herë të parë Komuna e Gjilanit ka ndarë grante për 46 biznese.
Ai bëri të ditur se shuma e ndarë është 135 mijë euro dhe kontratat janë nënshkruar me bizneset e reja start-up dhe gratë ndërmarrëse.
“Nënshkruan kontratat 46 përfitues. Prej tyre 34 biznese të reja Start-Up dhe 12 gra ndërmarrëse të cilat do zgjerojnë bizneset e tyre. Më shumë se 60 vende të reja pune dhe mbi 120 pajisje të punës do të financohen për përfituesit”, ka njoftuar Hyseni.
Hyseni shprehet i kënaqur që po fuqizohet rinia dhe gratë në biznese.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...