Komuna e Fushë Kosovës ka dhënë tender për pastrimi të rrugëve nga bora.
Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se vlera e parashikuar e kontratës me titull ‘Pastrimi i rrugëve nga bora gjatë sezonit dimëror’ fillimisht ishte 124.000,00 euro, e pas hapjes së tenderit ishte dhënë për 75.265,00 euro.

Aty thuhet gjithashtu se fitues është shpallur Grupi i Operatorëve Ekonomik ‘MILENIUM KONSTRUCTION SH.P.K.; ANUAR SH.P.K.’.
Në këtë tender kishin aplikuar edhe 4 kompani të tjera ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 97.000,00 euro.
Kohëzgjatja e kontratës është 3 vite apo 36 muaj./arbresh.info/

Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut